venerdì, dicembre 13, 2013

Nândshe e parezistueshme drejtue 
Zêmrës Pafundsisht Shêjte të JEZUSIT




         Ô JEZUSI ém, që keni thanë, "Me t'vërtetë po ju tham, lypni dhe keni me marrë; kërkoni dhe keni me gjetë; gërsítni dhe dera ka me u hapë për ju." Qé pra ku jam tuej gërsítë, tuej kërkue dhe tuej lypë kyt hîr ... (ktû thohet ajo çka lypet)

1 PATER NOSTER, 1 AVE MARIA, 1 GLORIA.
Ô Zêmra Pafundsisht Shêjte e JEZUSIT, besoj dhe shpresoj në Jue. 

Ô JEZUSI ém, që keni thanë, "Me t'vërtetë po ju tham, gjithshka që keni me i lypë Atit në Emnin Tem, keni me e marrë." Qé pra ku jam tuej i lypë Atit Tuej, n'Emnin Tuej, kyt hîr ... (ktû thohet ajo çka lypet)

1 PATER NOSTER, 1 AVE MARIA, 1 GLORIA.
Ô Zêmra Pafundsisht Shêjte e JEZUSIT, besoj dhe shpresoj në Jue.

Ô JEZUSI ém, që keni thanë, "Me t'vërtetë po ju tham, Qiella e Toka kanë me kalue, por fjalët e Mija nuk kanë me kalue." Qé pra ku jam tuej u mbështetë mbi pagabueshmëninë e fjalve Tueja shêjte dhe tuej lypë kyt hîr ... (ktû thohet ajo çka lypet)

1 PATER NOSTER, 1 AVE MARIA, 1 GLORIA.
Ô Zêmra Pafundsisht Shêjte e JEZUSIT, besoj dhe shpresoj në Jue.

Lutje 

Ô Zêmra Pafundsisht Shêjte e JEZUSIT, për t'Cillen vetëm nji gjâ âsht e pamujtun : mos me pasë mshirë për mkatnorët e shkretë; Kini mshirë për né, mkatnorët e padêjë, dhe na nepni hirin që po Ju lypim nëpërmjet Zêmrës së Papërlyeme të Virgjinës MARI, Nânës Tuej të dashtun dhe Nânës tonë të shtrêjtë. 

Shêjti Jozef, ati adoptues i Zêmrës Pafundsisht shêjte të JEZUSIT, lútuni për né. 

Salve Regína 
(Ju falemi Mbrêtnesha)

Ju falemi, Ô Mbrêtnesha, Nâna e mshirshme; jeta, âmbëlcia dhe shpresa jonë, ju falemi! Drejt jush po nalcójmë thirrjet tona, na t'shkretë t'ekziluem, t'bijt e Evës, drejt jush po pshêrtíjmë, tuej gjimue e tuej kjâ në kyt shékull mbushë me lot. Éjani, pra, O Mbrójtsja jonë, e sytë tuej të mshirshëm drejt nesh kthéjini; e JÉZUSIN, frytin e bekuem të barkut tuej, mbas ktij ezíli, na E kallxóni, ô e dhímbshmja, ô e buta, ô e âmbla, Virgjina MARI. Ashtû kjoft.

Shënim : 

Ata besimtarë që asistojnë në ceremoninë e nji Nândsheje publike, të kryeme në nder të Zêmrës pafundsisht Shêjte të JEZUSIT, fill mbas Festës së Zêmrës Shêjte ose në nji kohë tjetër gjatë vitit, munden me fitue : 

* nji indulgjencë prej 10 vjetësh, për çdo ditë të Nândshes; 
* nji indulgjencë të plotë, n'kjoft se rrëfehen, kungohen dhe luten për qëllimet e Selisë Shêjte, dhe kur asistojnë s'pakut 5 ditë në kto ceremoni të devoçme. 

Ata besimtarë që, gjatë kohës së naltpërmendun, bajnë devocjonet e tyne privatisht, në nder të Zêmrës pafundsisht Shêjte të JEZUSIT, me qëllimin me i vazhdue ato gjatë 9 ditëve, munden me fitue : 

* nji indulgjencë prej 7 vjetësh, për çdo ditë;

* nji indulgjencë të plotë, në kushtet e zakonshme (Rrfim, Kungim Shêjt, lutje për qëllimet e Selisë Shêjte) në fund të Nândshes; por aty ku ky devocjon celebrohet publikisht, kjo indulgjencë e plotë mundet me u fitue vetëm prej atyne besimtarve që, prej nji arsyeje të ligjshme, nuk munden me marrë pjesë në ceremoninë publike. (S.C. Ind., 13 Kallnduer 1818; S.S, Piu IX, Audienca e 3 Kallnduerit 1849; S.C. e Ipeshkijve dhe Religjiozëve, 28 Kallnduer 1850; S.C. Ind., 26 Nanduer 1876; S.P. Ap., 22 Fruer 1935)