venerdì, dicembre 13, 2013

Premtimet e Zêmrës Pafundsisht shêjte të JEZUSIT 



« Shpall dhe ban që të shpallet gjithkund se kam me shpërndâ
hiret e Mija me bollek mbi ata që kanë me ardhë me i marrë në Zêmren Téme. »

(Fjalët e Shelbuesit tonë drejtue shêjtes Marguerite-MARIE Alacoque)


Premtimet e mâposhtme, të aprovueme prej Kishës shêjte Katolike Roman, i janë bâ shêjtes Marguerite-MARIE Alacoque (1647-1690) prej vetë Zotit tonë JEZU-KRISHTIT, në favor të personave që kanë devocjonin e Zêmrës së Tij pafundsisht Shêjte.


1. Kam me u dhanë tana hiret e nevojshme për gjêndjen e tyne shoqnuere.

2. Kam me vue paqen në familjet e tyne.

3. Kam me i ngushllue në të tana vuejtjet e tyne.

4. Kam me kênë streha e tyne e sigurtë gjatë jetës dhe veçanarisht në momentin e deks.

5. Kam me hjedhë bekime të bollshme mbi tana veprimtaritë e tyne.

6. Mkatnorët kanë me gjetë në Zêmren Tême burimin dhe oqeanin e pafund të mshirës.

7. Shpirtnat e voktë kanë me u bâ të zjarrtë.

8. Shpirtnat e zjarrtë kanë me u nalcue shpejt në nji perfekcjon të madh.

9. Kam me bekue tana shpíjat ku Fugurja e Zêmrës Tême Shêjte ka me u ekspozue dhe nderue.

10. Meshtarve dhe tanë atyne që punojnë për shelbimin e shpirtnavet kam me u dhanë talentin me prek zêmrat mâ të ngurtsueme.

11. Personat që kanë me përhapë kyt devocjon kanë me pasë êmnat e tyne të shkrueme në Zêmren Tême dhe prej ku nuk kanë me u shí mâ kurrë.

12. Në mshiren e jashtzakonshme të Zêmres Téme, të premtoj se dashníja e Saj e gjithpushtetshme ka me u akordue, të tanë atyne që kanë me u Kungue të Prêmteve të para të 9 muejve rresht, hirin e pendêsës s'mbrâme : ata nuk kanë me dekë në anmiqsínë Tême e as pa marrë Sakramêndet dhe Zêmra Jême ka me u bâ azíli i tyne i sigurtë n'at orë të fundit. *


Kto premtime i drejtohen të tanë atyne që praktikojnë devocjonin e Zêmres Shêjte të JEZUSIT dhe e përhapin rreth tyne. 

Në letrat e saja, shêjtja Marguerite-MARIE shkruen : "Ah! çfarë mirsíjet për ata që ndihmojnë në vendosjen e Mbretnísë së Zêmres Shêjte të JEZUSIT ! Sepse, tuej veprue kshtû, ata tërhjekin miqsinë dhe bekimet e përjetshme të ksaj Zêmre të dashtun të JEZUSIT dhe nji Mbrojtës të fuqishëm për kombin tonë. ... Sa ka me kênë e âmbël me dekë mbasi t'kena pasë nji devocjon t'vazhdueshëm për Zêmren Shêjte të Atij që ka me na gjykue."

* Nji indulgjencë e plotë i nèpet të tanë atyne që të Prêmten e parë të çdo mueji, kungohen, rrëfehen, luten për qëllimet e Selisë Shêjte dhe asistojnë në ceremonitë publike në nder të Zêmrës-Shêjte të JEZUSIT. 

Nji indulgjencë e plotë i nèpet edhe atyne që, n'pamundsí me asistue në któ ceremoní publike, rrecitojnë privatisht ndonji lutje me riparue e me bâ pendêsë për krimet e fyemjet që i bahen Zêmres Shêjte të JEZUSIT, rrëfèhen, vizitojnë nji Kishë Katolike dhe luten për qëllimet e Selisë Shêjte. (Pen., 1 Qershuer 1934)

O JEZUS, i butë dhe i përvujtë, bani që zemra jême t'i përgjajnë Zemrës Tuej !